Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 12:30

Si një baba mjaft krenar, ai me shumë kënaqësi bëhet dadoja e vajzës së tij.

Los Angeles – Gruaja e tij Victoria dhe mamaja mund të jenë vërtetë femrat më të rëndësishme, por asnjëra nuk qëndron sipër Harperit të vogël.


Futbollisti 37 vjeçar, është parë duke u përkujdesur mjaft i lumtur për vajzën e tij gjatë kohës që Victoria kishte shkuar për t’i shoqëruar djemtë në kursin e karatesë.

Sipas burimeve të DailyMail, mesfushori i skuadrës LA Galaxy e mbuloi me të puthura vogëlushen 3 muajshe deri sa u kthye pjesa tjetër e familjes.

Për Beckhamin, që ka dhënë shembullin e një babai shembull janë momente gëzimi që ja rrezatojnë edhe sytë. (LajmeShqip.com)