Mbretëresha e muzikës pop njihet për seriozitetin që i kushton punës së saj dhe këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe biseda e saj me vajzën Lourdes në këtë klip.
“Jam e shqetësuar! Vajza që duhet të punojë për këtë linjë nuk duhet të ketë vetëm pamjen, por edhe sjelljen që t’i përshtatet. Është një koncept që vetëm dikush që e merr seriozisht në jetë e kupton se çfarë është.”
E pushtuar nga ankthi për të gjetur vajzën e duhur për të punësuar, ajo nevrikoset edhe më shumë kur vajza e saj 15 vjeçare nuk i kushton rëndësi bisedës me të dhe shkon të hajë fruta. Një sjellje pothuajse e kuptueshme nga një adoleshente ndaj një diskutimi të tillë me nënën e saj.
Në mënyrë disi tallëse, Lola insiston që edhe ajo të hajë pak fruta, por Madonna i përgjigjet: “Frutat më vrasin stomakun… Korseja ime është shumë e ngushtë… Unë nuk mund të ha gjëra që nuk mund t’i identifikojë!”
Një klip ky, mjaft origjinal për të lançuar mesazhin dhe hapur konkursin e vajzave që duan të punojnë për linjën e Madonnës. (LajmeShqip.com)
Sunday, 30 October 2011 11:27