Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 13:40

Jola J. Parapani është vajza që dikur ka qenë gruaja e këngëtarit shqiptar Klevis Kastro Zizo.
Për shkak të natyrës bredharake të Kastros, lidhja e tyre martesore nuk e pati të gjatë. Ata u divorcuan duke lënë nga pas një trashëgimtar, një trashëgimtar që sigurisht është nën kujdestarinë e nënës së tij.


Përpara disa kohësh, një fanpage në FaceBook ka publikuar dy foto të Kastros, duke i ftuar miqtë e tyre të japin mendimin se në cilën foto Kastro ngjan në mirë, me ish gruan Jola apo me të dashurën e re Erleta?
Duke hulumtuar fotografitë dhe lexuar komentet e vizitorëve, u habitëm shumë kur pamë se mes komentuesve ishte edhe ish gruaja e tij, Jola. Në një duzinë komentesh negative përkundrejt Kastros, mbetëm pa fjalë kur pamë se Jola fliste me po ato tone përulëse ndaj tij, megjithëse është munduar ta rregullojë dhe qëndrojë brenda etikës duke thënë “…gjithsesi ai është babai i djalit tim”.

Si mbështetje ndaj komentuesve për Kastron, Jola është përgjigjur duke thënë:
“Booo! Çfarë tmerri! As unë nuk e di se ku kam dalë në këtë foto?! (duke ju referuar fotos së saj të hershme me Kastron dhe duke mbështetur komentet negative)… Laura me gjithë respektin (i drejtohet njërës prej komentueseve), është babai i djalit tim gjithsesi.”

Kastro Zizio sot jeton në Prishtinë dhe është në një lidhje me moderatoren kosovare Erleta Hotin. (LajmeShqip.com)