E rrënuar nga problemet me fytin, këngëtarja britanike e vlerësuar me disa çmime Platinium për këngën britanike soul, 23 vjeçarja do t’i nënshtrohet sëshpjeti një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo gjë do të thotë se të gjithë planifikimet për koncertet e saj do të braktisen.
“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se Adele ka qenë e detyruar të anulojë datat e mbetura për koncerte gjatë këtij viti,” thotë njoftimi i publikuar të premten në faqen e saj zyrtare.
“Ajo do t’i nënshtrohet një operacioni për të zbutur problemet e saj me fytin, me qëllim për të fituar shërim të plotë. Për pasojë, doktorët e kanë urdhëruar për t’i lënë kordat zanore të pushojnë, me qëllim që të rekuperohet plotësisht përpara se të fillojë planifikimin për punën e saj.”
Kohët e fundit, këngëtarja e hitit “Someone Like You” pati marr ultimatum nga doktorët për ta lënë zërin e saj të pushojë për shkak të problemeve me laringitin, por kordat e saj vokale nuk kanë arritur të shërohen. Kështu që koha e shërimit për Adelen po zgjat shumë më shumë nga çfarë ishte menduar.
Shpresojmë që Adele të shërohet së shpejti dhe të jetë në gjëndje për të kënduar më 12 shkurt, ditën e ndarjes së çmimeve Grammy Awards, ku pritet që ajo të dominojë me albumin e saj ‘21’. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 12:13