Prishtinë – Shqiptaro-amerikanët kanë marrë nismën për ta shpallur të padëshirueshëm në SHBA, pasuesin e Millosheviqit në PSS dhe numr dy të qeverisë së Serbisë.
Zëvendëskryeministri dhe ish-pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit në Partinë Socialiste Serbe, është i padëshiruar për
vizitën e paralajmëruar në Çikago dhe Ohajo të SHBA-ve.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane përmes një reagimi dhe fushate alarmi ka paralajmëruar këtë vizitë të njeriut që konsiderohet si pasardhës i Millosheviçit, duke theksuar se qëndrimi i tij në SHBA do të jetë për skenare të errëta për shqiptarët, por edhe për rajonin e Ballkanit.
“Serbia nuk po ndahet nga e kaluara e errët nacionaliste, me motive të urrejtjes shoveniste dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kjo urrejtje dhe programi nacional serb i përgatitur tash e një shekull nga qarqet shkencore dhe akademike në Beograd, kanë bërë që populli serb edhe në kohën e frymës së demokracisë të sillen njësoj sikur në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviç”, thuhet në kumtesën e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago (SHSHA), me rastin e vizitës së zv/kryeministrit serb, Ivica Daçiç në Çikago dhe Ohajo, SHBA.
Në këtë kohë Serbia po e mban udhën me skenarët e vjetër dhe me njëfarë petku gjoja “demokratik” dhe me njerëzit që janë kalitur me politikën hegjemonsite serbe dhe të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. I tillë është edhe vetë Ministri për Punë të Brendshme (MUP) në Beograd, Ivica Daçiç, i cili për vite të tëra të regjimit vrastar në ish-Jugosllavi dhe të Kosovës, ka qenë zëdhënësi me famëkeq i regjimit vrastar të Milosheviçit në Beograd, që për më së njëzetë vjet bënë luftë e gjakderdhje ndaj popujve joserb dhe popullit shqiptar.
Duke u munduar që të lakojë udhën me skenarët e mashtrimit (lexo:për gjoja frymën demokratike serbe (!) njeriu i parë i policisë serbe në Beograd vjen në Çikago dhe Ohajo që, siç thuhet në “axhendën”, e tij zyrtare për të krijuar mirëbesimin në mes Amerikës dhe Serbisë. E krejt kjo sipas Daçiç për të zënë hapin dhe për t`i dalur në pritë dhe me çdo kusht kundër shtetit të Kosovës!
Më tej në reagimin e SHSHA-së thuhet se Administrata Amerikane në Uashington (Kongresi dhe Senati) dhe qarqet tjera diplomatike veçse e kanë të njohur tashmë të gjithë skenarët e mundshëm të Serbisë karshi shtetit në ndërtim të Kosovës. (INA)
Saturday, 29 October 2011 10:41