Kurorëzohet me martesë aktori i serialit “Sex And The City”.
Komediani Mario Cantone është martuar me partnerin e tij që prej 20 vitesh, me drejtorin e teatrit muzikal Jerry Dixon.
Këtë lajm e ka dhënë vetë Cantone të premten për programin “The View”.
“Jam martuar për të njëjtën arsye që të gjithë njerëzit martohen. Tashmë jemi të pjekur në moshë dhe jemi bashkë që prej 20 vitesh,” ka thënë ai.
Ai ka treguar se celebrimi i tyre është zyrtar dhe se është bërë nga pastori Jay Bakker.
“Ishte diçka shumë e bukur të rrethohesha vetëm nga familja,” ka thënë Cantone duke shtuar për burrin e tij, “Unë e dashuroj atë. Ai është një njeri shumë i mirë.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 09:58