Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 17:36

Sarajevë – Një person i armatosur sulmoi sot Ambasadën amerikane në Sarajevë të Bosnjës.

Personi që ka qëlluar me armë zjarri ndërtesën e Ambasadës amerikane në Sarajevë, është vrarë në një aksion policor.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi është qëlluar me plumb snajperi në kokë.

Ambasada konfirmoi se ka ndodhur incidenti dhe se ambasada është mbyllur, ndërsa me informacione të tjera ka pohuar se do të dalë më vonë.

Komunikacioni dhe lëvizja e njerëzve në pjesën ku ndodhet ambasada, thuhet të jetë bllokuar tërësisht.

Mësohet se policia ka shkuar shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Një zyrtar anonim i ambasadës ka thënë se nuk është plagosur askush brenda ambasadës, ndërsa disa njerëz janë plagosur në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e vendosur në zonën universitare dhe komerciale në Sarajevë.