Tashmë nuk kemi as më të voglin dyshim pse Lindsay Lohan është aq ngatërrestare!
Michael, babai 51 vjeçar i aktores, është arrestuar ditën e djeshme sërish në Tampa. Sipas burimeve të TMZ, ai është arrestuar pasi ka tentuar të kontaktojë sërish me ish të dashurën e tij Kate Major.
Sipas raportit policor, Michael ka tentuar të arratiset nga kati tretë i pallatit, duke u hedhur nga ballkoni, por arratisja i ka dështuar. Kur është hedhur, ai ka rënë midis pemëve dhe është kapur menjëherë nga policët, të cilët i kanë vënë prangat.
Michael Lohan është akuzuar për shkeljen e kushteve të lirisë së kushtëzuar si dhe për rezistencë ndaj arrestimit. Më vonë ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur për këmbët e plagosura.
Të martën e kësaj jave, ai u arrestua për dhunë ndaj të dashurës së tij dhe u lirua me kusht mbas 12 orësh, pas një page të majmë që bëri dhe pranimit të kushtit për të mos ju afruar dhe kontaktuar me ish partneren e tij.
Sipas raporteve të policisë, e dashura e tij 28 vjeçare Kate Major është shprehur se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me këtë njeri që ka probleme psikike dhe që ushtron dhunë fizike. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 16:46