Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 15:30

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot në Prishtinë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një takim ku u diskutua për  arritjet në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus në pjesën veriore të vendit, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rendi dhe ligji duhet të

Edhe zv/kryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç, do të takohet sot pasdite me Ulrike Lunacek, Raportuese në Parlamentin  Evropian për Kosovën.