Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 14:41

Mos ka ardhur koha që të tringëllojnë këmbanat e martesës?

Sipas burimeve të së përjavshmes amerikane ‘US’, Frances Bean Cobain do të martohet me këngëtarin Isaiah Silva.

19 vjeçarja, vajza e Courtney Love dhe Kurt Cobain, prej një viti ka frekuentuar këngëtarin e bandës “The Rambles”, dhe ka kthyer statusin e saj në Facebook, në ‘engaged’ (fejuar). Sipas ‘US’, Cobain ka shkruar në profilin e saj:

“Të kaloj gjithë jetën duke dashuruar shokun tim më të mirë, më bën gruan më me fat në botë.” (LajmeShqip.com)