Tiranë – Partia Socialiste mblodhi sot në mesditë tryezën për reformën në drejtësi, me temë “Drejtësia në sfidën e integrimit, reflektim mbi rekomandimet e raport-progresit te BE-së”.
Ndonëse në tryezë ishin ftuar përfaqësues të maxhorancës, përveç kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Lefter Koka, nuk ishin prezentë përfaqësues të Partisë Demokratike.
Në fjalën hapëse deputeti socialist, Fatmir Xhafaj duke shprehur keqardhje për mungesën e maxhorancës në tryezë tha se dhe ajo synon të shërbejë si një shans reflektimi për një frymë të re në problematikën që ka sot drejtësia shqiptare.
“”Nuk mund të ketë demokraci funksionale pa një shtet të së drejtës. Kjo tryezë është një kontrubut që PS synon t’iu japë reformave në sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.
Friday, 28 October 2011 14:27