Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 11:35

Berlin – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi në Berlin se Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet e paradokohshme në Kosovë “të kthejnë kohën prapa” dhe se KFOR-i në 12 vjetët e fundit në Kosovë ka “ndihmuar në shndërrimin e një prej vatrave të konfliktit në vend kryesisht të qetë”.

Rasmusen bisedoi në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e falënderoi për angazhimin e Gjermanisë në operacionet e NATO-s në Kosovë e Afganistan, është publikuar në ueb faqen e Aleancës.

“Ushtarët tuaj po kryejnë punë të shkëlqyeshme. Personalisht e kam parë këtë para ca kohësh në Kosovë. Gjatë 12 vjetëve të fundit KFOR-i, në krye të të cilit tash është Gjermania, ka ndihmuar në shndërrimin e një vatre evropiane në kryesisht vend të qetë. Dhe ne nuk do të lejojmë që tensionet e paradokohshme ta kthejnë kohën prapa”, tha shefi i NATO-s.