Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 10:44

Washngton – Kina mendon të investojë rreth njëqind miliardë dollarë për të ndihmuar eurozonën që të ballafaqohet me krizën debitore, shkruan gazeta “Financial Times”.

Gazeta citon një burim të afërt me qeverinë kineze.

Ajo thekson se Kina mund të shpreh dëshirë të kontribuojë me një shumë midis 50 dhe 100 miliardë dollarë për fondin stabilizues të euros ose për ndonjë fond të ri, të krijuar nën patronazhin e fondit stabilizues në bashkëpunim me Fondin monetar ndërkombëtar (FMN).

Sipas burimit, nëse kushtet për pjesëmarrje do të jenë akoma më të pranueshme, nuk do të jetë i paparamendueshëm varianti që Pekini të ndajë madje edhe diçka mbi 100 miliardë dollarë.

Eurozona vendosi të mërkurën të drejtohet nga Pekini, që ta rrisë kapitalin në fondin stabilizues për euron.