Tiranë-Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pohoi, në një prononcim për mediat, se mes maxhorancës dhe opozitës kanë nisur bisedimet për reformën zgjedhore.
I ngarkuar nga PS për çështjet e reformës së ardhshme elektorale, deputeti Gjiknuri, ndërsa pranoi se këto bisedime nuk janë bërë të njohura për mediat, theksoi se PS është e gatshme për të filluar punën dhe nuk e kushtëzon reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit elektoral.
Ndërkohë, në kuadër të debatit për reformën zgjedhore, në fillim të kësaj jave mbërriti në Tiranë një delegacion i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR, i cili, pas takimeve me autoritetet zyrtare dhe përfaqësuesit e partive politike, bëri thirrje për ngritjen sa më parë nga parlamenti të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, në përmbushjen e rekomandimeve të raportit të fundit të OSBE/ODIHR.
Thursday, 27 October 2011 16:20