Prishtinë – Në seancën e konfirmimit të aktakuzës ndaj drejtuesve të PTK-së, Shyqeri Haxha dhe Rexhë Gjonbalaj, në Rastin Devolli, të enjten, nga avokatët mbrojtës është kërkuar që në gjykatë të paraqitet Adrian Shatku, njëri prej dëshmitarëve kryesorë të procesit, i cili ka refuzuar t
ë dëshmojë.
Megjithatë, sipas avokatëve, nëse Shutku nuk dëshmon, atëherë procesi gjyqësor është jovalid dhe aktakuza duhet të hidhet poshtë.
Palët momentalisht janë në pauzë njëorëshe, ndërkohë që sot pritet konfirmimi i aktakuzës ndaj Shyqeri Haxhës dhe Rexhë Gjonbalajt, drejtues të Postë-Telekomit të Kosovës, në procesin gjyqësor për rastin Dardafone. (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 October 2011 15:06