Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 15:00

Paraguai – Këngëtari i Aerosmith, Steven Tyler përpara disa ditësh ka pësuar një aksident gjatë qëndrimit në Paraguai.

Ai, i cili kishte shkuar atje për të mbajtur një koncert, ka patur probleme shëndetësore dhe i kanë rënë të fikët gjatë kohës që ishte duke bërë dush. Shërbimi i hotelit është alarmuar dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën. Steven është shtruar në spital dhe është diagnostikuar me helmim nga ushqimi.

Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë nga spitali mbas disa orësh. Falë ndihmës së menjëhershme të një dentisti paraguajan, atij i janë rregulluar të dy dhëmbët e thyer.
Rebel si gjithnjë, atë nuk e ka penguar të ngjitet në skenë as syri i nxirë nga incidenti i fundit në dhomën e tij të hotelit.

Performanca e Steven gjatë koncertit ka qenë e magjishme, pavarësisht ngjyrave të fytyrës së tij. (LajmeShqip.com)