Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga tha se forcimi i sistemit të drejtësisë është kusht kryesor për sundimin e shtetit ligjor. Këto deklarata Jahjaga i bëri në tryezën për sundimin e ligjit, organizuar
nga ekspertë të shoqërisë civile.
Presidentja Atifete Jahjaga shprehu përkushtimin e saj personal dhe kushtetues që të punojë shumë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë profesinal dhe jashtë ndikimeve politike.
Në tryezën e organizuar nga ekspertë të shoqërisë civile, rreth sundimit të ligjit, presidentja Jahjaga theksoi se krijimi i një gjyqyësie transparente dhe të pakorruptuaruar është standard për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet e dejtësisë.
Sipas presidentes duhet të ngritet besimi në sistemin e drejtësisë dhe të krijohet tradita për të qenë në shërbim të qytetarëve.
“Ndërtimi dhe reforimimi i sistemit të drejtësisë është synim yni për të ndërtuar shtet të mundësive të barabarta, ku sundon ligji dhe zbatimi i tij. Përkushtimi ynë kushtetues dhe i imi persoanl është të ndërtojmë shtet gjithpërshirës, ku sundon ligji dhe aplikimi paanshëm i tij”, ka thënë presidentja Jahjaga.
Ndërkaq, Vigan Qorolli. këshilltar i ministrit të Drejtësisë, tha se prioritet i Qeverisë është sundimi i ligjit, si kusht bazë për integrim në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, sipas Qorollit, sfidë kryesore mbetet gjendja në veriun e Kosovës.
Tryeza sundimi i ligjit, organizuar nga ATRC, ka për qëllim të rrisë vetëdijen e qytetarëve për qasje në drejtësi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 October 2011 12:48