Këngëtarja e njohur ka ngritur një padi në polici për një person, që sipas saj e kërcënon në telefon.
Padia për kanosje është depozituar në Policinë e Tiranës. Këngëtarja, që së fundmi u bë pjesë e strukturave të larta të PD, ka akuzuar Thoma Kumarakun për presione në telefon.
Ndërkohë, i akuzuari thotë se babai i Gretës i ka një borxh prej rreth 18 mijë dollarë, pasi e ka mashtruar në shitjen e një lokali.
Kumaraku thotë se vetë Greta ka ndërhyrë e ka deklaruar se do ia shlyejë borxhin, duke i dhënë atij fillimisht 4 mijë dollarë.
Por më pas, këngëtarja nuk ka paguar këstet e tjera të borxhit.
Thursday, 27 October 2011 12:18