Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 08:29

Berlin – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se dobësitë e euros duhet të zgjidhen “tani ose kurrë”.

Merkel, theksoi nevojën e Evropës, për të qenë e sigurt se kjo krizë nuk do të shpërndahet nëpër 17 vendet tjera anëtare të Unionit.

Liderët e eurozonës, pritet të takohen sot për një mbledhje vendimtare, për t’u pajtuar rreth një plani për krizën e euros.

Ata po shpresojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane.

Plani do të rritë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit të eurozonës.