Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 08:04

Pekin – Një pjesë e një prej rrugëve kryesore që e lidh Tibetin me pjesën tjetër të Kinës u shemb dje si pasojë e të reshurave të rrëmbyeshme të shiut, duke i ngujuar me këtë rast qindra automjete.

Siç lajmëruan mediat kineze, një  pjesë e rrugës malore që çon deri në Tibet drejt provincës Seçuan u shemb në gjatësi prej 50 metrave.

Sipas informatave të para, në këtë fatkeqësi nuk ka të vdekur. Në vijim është aksioni i ekipeve të shpëtimit për nxjerrje të udhëtarëve nga automjetet e ngujuara.

Në plan është një rrugë e adaptuar dhe e përkohshme, pasi u vlerësua se do të ketë nevojë për periudhë më të gjatë kohore për sanim të aksit të dëmtuar rrugor.

Kjo rrugë në të kaluarën ka qenë aksi i vetëm rrugor nga Tibeti drejt pjesës tjetër të Kinës.