Kreu i PS Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në internet në adresën www.edirama.al një ilustrim grafik të propozimit të socialistëve për heqjen ose përgjysmimin e TVSH-së së disa artikujve bazë ushqimore.
Më konkretisht PS propozon që cmimi i 1 kg miell i cili me TVSH në treg kushton 100 lekë me heqjen e kësaj takse, 1 kg miell të shitet në treg 83 lekë, pra 17 lekë më pak sesa shitet tani.
PS propozon që buka masive 650 gramëshe me heqjen e TVSH-së të shitet në treg 75 lekë nga 90 lekë që shitet aktualisht. 1.5 litra qumësht me heqjen e TVSH-së të shiten në treg 100 lekë nga 120 lekë që shitet aktualisht.
Kurse 10 kokrra vezë të shiten në treg 100 lekë nga 120 që shiten megjithë tvsh.
Për këto 4 artikuj miell, bukë, qumësht dhe vezë PS propozon heqjen e TVSH, kurse për artikujt të tjerë si vajin sheqerin dhe orizin PS propozon përgjysmimin e TVSH-së.
Me përgjysmimin e TVSH 1 litër vaj nga 235 lekë që është aktualisht do të shitet 215 lekë. Një kg sheqer nga 145 lekë do shitet 133 lekë dhe një kg oriz nga 166 lekë do shitet 152 lekë.
Wednesday, 26 October 2011 19:42