Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 18:50

Romë – Nëntë persona e kanë humbur jetën në reshjet e rrëmbyeshme të pazakonshme të shiut në rajonin Liguria, në veriperëndim të Italisë dhe në rajonin fqinj Toskanë, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale natën e kaluar.

Pesë persona konsiderohen si të zhdukur. Shtatë persona, midis të cilëve edhe shpëtues, e kanë humbur jetën në distriktin Specia (Liguria), ku ndodhet vendverimin turistik Çikve Tere (“Pesë vendet”).

Në Aula në rajonin Masa Karara, rajon malor në veri të Toskanës, janë gjetur dy trupa.

“Situata është aq dramatike, që nuk kemi lajme nga disa rajone të ndara”, deklaroi përfaqësuesja e mbrojtjes civile në liguria, renata Briano.

Sipas shefi kombëtar i mbrojtje civile Franko Gabrieli, “prioritet për momentin është dhënia ndihmë popullatës, para se të errësohet”.

Prefekti i Romës, ku sot priten reshje të rrëmbyeshme të shiut, në gjendje të alarmimit i vendosi shërbimet shpëtuese, shërbimin për “Mbrojtje civile” dhe zjarrfikësit.