Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 16:52

Spekulimeve se kilet e shtuara janë rezultat i një shtatzënie të mundshme, Jennifer Aniston i ka dhënë përgjigjen e papërtuar.
Aktorja 42 vjeçare ka deklaruar se format e saj trupore janë plotësuar disi, për shkak të lënies së duhanit.

“Jo, nuk jam shtatzënë,” është përgjigjur Jennifer që është duke përjetuar një romancë me aktorin Justin Theroux që në fillim të pranverës.

Për revistën Hello! ajo ka thënë, “Thjeshtë kam lënë cigaren, prandaj i kam shtuar edhe disa kilogramë.”

Në të vërtetë, në vitin 2002 Aniston është përpjekur për ta lënë duhanin; po ashtu edhe në 2010-ën, por terapia e jogës nuk i bëri efekt, pasi ajo vazhdoi të pinte një paketë në ditë.

Megjithëse ajo dhe aktori Theroux 40 vjeçar, janë parë të bredhin dhe të dashuruar si asnjëherë, Aniston insiston se nuk ka plane të afërta për t’u martuar.

“Unë nuk kam asnjë plan për t’u martuar së afërmi. Unaza që mbaj në gisht, nuk është unazë fejese. Unë kam qenë njëherë e martuar (me Brad Pitt) dhe nuk e di nëse do të martohet ndonjëherë sërish. Por mund t’ju them me siguri se, sot për sot unë nuk kam asnjë plan për t’u martuar.” (LajmeShqip.com)