Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 14:41

Tiranë – Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për dhënien e kontributit financiar në ndihmë të tre vendeve, të prekura nga katastrofat natyrore.

Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Turqisë, në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Gjithashtu u miratua dhënia e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Pakistanit, në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet në këtë vend.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe dhënien e ndihmës financiare prej 50 mijë dollarë për vendet e Bririt të Afrikës: Somali, Etiopi, Xhibuti, në ndihmë të popullsisë së këtyre vendeve të prekur nga një varfëri e thellë, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur në këto vende.

Me këtë kontribut, Shqipëria i bashkohet thirrjes për solidaritet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kapërcimin e emergjencës humanitare në këto vende.