Prishtinë – Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, u nis sot për një vizitë zyrtare në Turqi (26 -29 tetor), ku pritet të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, për çështje me rëndë
si në kuadër të bashkëpunimit midis dy ministrive.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Ismet Yilmaz, do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për industrinë e Mbrojtjes.
Po ashtu, ministri Çeku do të takohet me Komandantin e Brigadës së 28-të të Këmbësorisë së Mekanizuar si dhe do të përcjellë nga afër një demonstrim të Operacionit Mbështetës për Paqe.
Ndërsa, më 28 tetor Çeku do të takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Turqisë.
Vizita e ministrit Çeku në Ankara do të realizohet me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet ministrive të të dy vendeve.
Wednesday, 26 October 2011 14:13