Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 11:15

Të hënën Chris Martin, lideri i grupit legjendar britanik “Coldplay” dhe bashkëshorti i aktores së famshme Gwyneth Paltrow, gjatë ndarjes së një çmimi në “Q Awards” ka rrëfyer se grupi Take That e ka bërë atë të dyshojë mbi seksualitetin e tij.

Chris, i cili ishte duke prezantuar çmimin që do t’i jepej liderit të grupit Take That, Gary Barlow për karrierën e autorit të shumë teksteve, rrëfeu se si Take That dhe U2 ishin dashuria e tij e adoleshencës. Sipas The Sun, Chris ka folur për dy bandat e tij të preferuara gjatë gjithë adoleshencës së tij, duke thënë,

“U rrita duke admiruar U2 dhe pesë djemtë fantastik nga Stoke dhe Manchester. Nuk kam frikë ta pranojë, Take That më bënë të dyshoja për seksualitetin tim, sepse aq shumë i pëlqeja! Pyesja veten, a mos jam gjë gay?”

Coldplay sapo kanë publikuar albumin e tyre të pestë ‘Mylo Xyloto’. Ata, jo vetëm që janë banda më e mirë angleze, por janë emëruar edhe si banda më e mirë në botë! Realisht, ata janë banda e vetme rock që ka bërë shitjet më të mëdha gjatë dekadës së fundit.


Chris Martin ka rrëfyer se i kanë kërkuar Rihannës, si këngëtarja më e madhe për momentin, për një bashkëpunim muzikor, për të cilin thonë se ajo ka pranuar. Nëse do të bashkëpunojnë sërish për një klip të përbashkët, mbetet që të shohim më tej. (LajmeShqip.com)