Meksiko City – Paralajmërimi për stuhi është kumtuar në pjesën jugore të shtetit meksikan Kintana Roo, lidhur
me afrimin e uraganit Rina, transmetojnë agjencitë botërore.
Autoritete lokale kumtuan se uragani është i kategorisë së dytë sipas shkallës pesëgradëshe të Safir-Simpson, por edhe më tej vazhdon të grumbullojë fuqi.
Alarmi ishte shpallur në territorin e disa rajoneve turistike, duke përfshirë edhe vendpushimin Kankun.
Uragani sjell shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme. Qendra e Rinas për momentin është 425 kilometra në juglindje të kryeqytetit të shtetit Kintana Roo – Çetumal. Uragani është shoqëruar nga erërat me shpejtësi prej 175 kilometrave në orë dhe ngadalë lëvizë në perëndim.
Meteorologët paralajmërojnë se sot Rina mund të përforcohet deri në shkallën e tretë.
Autoritet meksikane përpiluan planin fillestar për ofrimin e ndihmës banorëve, ndërsa janë përgatitur edhe banesa të përkohshme, në të cilat nëse ka nevojë do të vendosen njerëzit.
Wednesday, 26 October 2011 10:00