Tiranë – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin me 25 vjet burg për të pandehurin Bujar Gashi, i dysh
uar si anëtar i ‘Bandës së Durrësit’.
Në seancën e zhvilluar sot ne Gjykatën e Krimeve të Rënda, përfaqësuesi i prokuroisë shpalli konkluzionet hetimore për të pandehurin Gashi, i akuzuar për disa vepra penale si vrasje dhe pjesmarrje ne organizate kriminale.
Duke lexuar pretencën, përfaqësuesi i prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e të pandehurit Gashi me 25 vjet hqje lirie.
Bujar Gashi, u ekstradua ne vitin 2009 nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia jonë, i dyshuar si anëtar i ‘Bandës së Durrësit”.
“Banda e Durrësit’, akuzohet për një sërë veprash të rënda penale si vrasje e trafiqe ilegale, të ndodhura vite me parë në vendin tonë. Shumë nga anëtarët e dyshuar të kësaj bande janë arrestuar në operacione të ndryshme të policisë së Shtetit dhe prokurorisë, pas vitit 2005.
Tuesday, 25 October 2011 16:11