Connecticut – Të shikoje Jennifer Lopez mbi skenën e koncertit të saj gjatë fundjavës, dukej e pathyeshme. E pathyeshme derisa shikimi i saj u kryqëzua me atë të nënës së saj!
Me mijëra fansa në audiencë që e shikonin, mamaja e dy fëmijëve, beqare prej pak kohësh, u prek gjatë një montazhi të bërë për këngën “If you had my Love”, të cilën ja kushtoi dashurive të saja më të mëdha të humbura (në këtë montazh ka kujtuar Noa Ojanin, Puff Daddyn, Ben Affleck dhe Marc Anthony). Një montazh të cilin ajo e quajti “udhëtim përgjatë lumit të kujtimeve”.
Nëse ishte dhimbja nga ndarja me Marc Anthony, apo ajo, ajo që e bëri të lotonte, Jenn e ka dhënë një përgjigje, “Një moment i trishtueshëm, që kur pashë mamanë në skenë nuk mund të përmbahesha dot!”
Sigurisht që ndonjëherë edhe vajzat e mëdhaja bëhen të vogla, dhe mbase kanë nevojë të qajnë përpara syve të nënës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 October 2011 14:49