Durrës – Vetëm me dialog dhe transparencë zgjidhet çdo problem dhe mosmarrëveshje, tha sot në Durrës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për marrëdhëniet e mazhorancës me opozitën, në një takim të strukturave të kësaj force politike.
LSI është kundër cdo etiketimi denigrues, i cili nuk jep asnjë zgjidhje-tha më tej Meta. Mesazhi që kreu i LSI përcolli nga Durrësi është bashkëpunimi me qeverisjen aktuale në përmbushjen e detyrimeve për integrimin e vendit në BE.
Kryetari i LSI Meta deklaroi hapjen e procesit të zgjedhjeve brenda kësaj force politike, proces që sipas tij pritet të gjallërojë strukturat për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2013.
Meta konfirmoi rikandidimin në krye të forcës politike që drejton.
Në analizën e bërë për zgjedhjet e 8 Majit LSI konfirmoi se kjo forcë politike ka një rritje prej 40 mijë votash në rang komëtar. LSI ka fituar drejtimin e 30 njësive vendore si dhe 600 këshilltarë në këshillat bashkiakë dhe komunalë.
Monday, 24 October 2011 20:58