Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 16:00

Durrës – Kërkimet për gjetjen e trupave të 8 marinarëve të anijes “Reina 1”, e cila pesë netë më parë u fundos si pasojë e përplasjes me tragetin “Ankara”, kanë rinisur mëngjesin e së hënës.

Burime zyrtare nga kapiteneria e portit, bënë të ditur se anija e specializuar ushtarake turke “Barbaros” është nisur sot paradite nga porti i  Durrësit drejt ujrave ndërkombëtare, 20 milje larg brigjeve, atje ku edhe ndodhi tragjedia.

Fregata turke “Barbaros”, e cila të premten iu bashkua operacionit të kërkim-shpëtimit, të organizuar nga ministria e Mbrojtjes së vendit tonë, mbërriti të djelën në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant.

Pjesë e operacioninit të kërkim-shpëtimit, sot do të jetë edhe anija ushtarake shqiptare “Iliria”-thanë burimet, ndërsa sqarojnë se deti i qetë do të lehtësojë kërkimet në zonën ku u mbytën 8 marinarët me shtetësi turke.

Gjatë përplasjes me tragetin “Ankara” shpëtuan vetëm 2 marinarë, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetsore në spitalin rajonal të Durrësit.