Dje mbasdite, këngëtarja Jessica Simpson ka dal në publik me një veshje të zezë të ngjeshur pas trupi dhe një xhaketë ushtarake.
E përndjekur prej kohësh nga media, në fillim për dhjamosjen e barkut të saj, pastaj për dyshim shtatzënie, Jessica ka mbajtur gjithnjë një qëndrim të ftohtë ndaj gazetarëve, duke dashur të përgënjeshtrojë çdo spekulim mbi të.
Por sipas fakteve të reja, të cilat flasin më shumë se çdo gjë tjetër, spekulimet e dikurshme paskan qenë të sakta. Jessica Simpson është shtatzënë.
Thashethemet se ajo dhe i fejuari i saj Eric Johnson do të bëhen prindër, nuk kanë qenë të rreme! Eric, çifti i cili ka qenë për pushime përpara disa ditësh në Palm Springs, është parë duke përkëdhelur barkun e Jessica-ës gjatë qëndrimit të tyre në hollin e hotelit Parker.
Jessica vazhdon të hesht ndaj këtij fakti, duke ju përkushtuar në këtë mënyrë maksimalisht punës, linjës së saj të dizenjimeve të veshjeve për adoleshentë me të motrën dhe të bizhuterive për Zales. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 October 2011 14:30