Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 09:45

New Jersey – Rokeri amerikan, Jon Bon Jovi, ka inauguruar lokalin e tij, si pjesë e fondacionit të tij të bamirësisë. Ky restorant do të pranojë klientë të ndryshëm, edhe nga ata që nuk kanë mundësi për të paguar.

Pas aprovimit lokal për shndërrimin në një restorant real, restoranti i quajtur “Soul Kitchen” ka marrë jetë. Restoranti do të ketë një menu ushqimesh me vlera proteinike dhe pa çmime.

Ata që do të kenë mundësinë të paguajnë, do të paguajnë; të tjerët, që mund të jenë të pastrehët ose ata të sapo pushuar nga puna, mund të hanë pa paguar, por duke i shërbyer falas ose kuzhinës së lokalit, ose komunitetit shoqëror.

“Duhej një restorant i tillë, në një kohë kur një në pesë shtëpi jetojnë në varfëri… Pastaj, pse të mos e bëja?! Unë jam një pjatalarës i shkëlqyer…” ka thënë Bon Jovi duke qeshur për gazetarin e gazetës New York. (LajmeShqip.com)