Lajme Shqip Sunday, 23 October 2011 09:04

Tiranë – Deputeti Kastriot Islami, godet partinë e tij. Sipas tij, PS ka kohë që nuk është funksionale, kurse me procesin zgjedhor, ka thënë ai, po e imiton PD-në e Berishës, që është parti shumë e organizuar.

Kastriot Islami, deputet i PS-së në studion e ABC News ka folur për procesin e zgjedhjeve të delegatëve të Partisë Socialiste për në Kongresin e PS-së që mblidhet në 5 nëntor.

Islami deklaroi se prej kohësh në PS-nuk ka më punë organizative dhe se strukturat e saj kanë kohë që nuk e kryejnë funksionin. Sipas tij prej shumë kohësh nuk është mbledhur sekretariati i PS-së. Ndërsa shton se prej 2 vjetësh organizata e FRESH-it nuk funksionon.

Ai ka bërë akuza se zgjedhjet në PS-së nuk po bëhen mbi bazë meritash. Islami thekson se nuk ka konkurrim mbi bazë meritash, por mbi bazë klienteliste. Ai thotë se PS-së prej kohësh nuk është më një parti e organizuar.

Ndërsa duke ju referuar PD-së ai thotë se ajo është një parti e organizuar dhe që ka struktura që funksionojnë.

Islami deklaroi se PS që prej vitit 2005 po synon të imitojë PD-së. Duke ju referuar zgjedhjes së delegatëve për Kongres, Islami tha se në PS mungon mjedisi për një konkurrim në ndershëm.

Ai tha se çrregullimet në procesin e votimit janë të pranishme edhe brenda partive. Ndërsa bën me dije se Kongresi ka mundësi të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë kongres do të zgjidhet një asamble dhe sekretariat i ri. (ABC News)