Prishtinё – “Plani Ahtisaari është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe ka krijuar besueshmëri dhe stabilitet për vendin dhe qytetarët”, tha zv/kryeministri i Kosovës, njëherazi ministër i Administ
rimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç, në Nju Jork, gjatë takimit dje me Ambasadoren e Përhershme të SHBA në Kombet e Bashkuara, Rosemarie Di Carlo.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë kosovare të Pushtetit Lokal, duke folur për situatën në veri të Mitrovicës, Petroviç apeloi tek autoritetet ndërkombëtare për tejkalimin e situatës në veri, duke theksuar se integrimi i qytetarëve serbë të veriut në institucionet e Kosovës është çelësi i zgjedhjes së problemit në veri.
“Nuk jam këtu për të bërë marketing politik, por për të kërkuar mbështetjen tuaj për të ndërtuar ardhmëri të ndritshme për fëmijët tanë”, tha zv/kryeministri Petroviç gjatë takimit me Rosemarie Di Carlo.
Me ftesë të Universitetit të Kolumbias, zv/kryeministri Petroviç, i cili është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, mbajti një ligjëratë në këtë universitet dhe gjithashtu u takua edhe me Përfaqësuesin Permanent të Nigerisë në Këshillin e Sigurimit, Joy Ogwu.
Saturday, 22 October 2011 13:34