Lajme Shqip Saturday, 22 October 2011 09:56

Aktorja hollivudiane bën një reklamë mjaft personale për “Dolce & Gabbana”, për parfumin e ri “The One”. Një reklamë aq personale, sa ajo e personifikon aromën e re si vetë dashurinë e vërtetë.

Spoti publicitar nis me aktoren duke thënë: “Po, unë e dua Italinë! Një herë kam patur një të dashur italian, por nëna e tij nuk më përshtatej…” ajo vazhdon duke folur për gjëra të tjera, sikur po i përgjigjet pyetjeve të një gazetari pas skene, “Nga ta di unë që është e vërtetë, apo vetëm ngaqë është e shkruar në gazetë?!

…Epo, një vajzë duhet të ketë jetë private, sepse e bën edhe publikun më të interesuar… Mua më frymëzon muzika, po ashtu edhe arti… Po, unë mund të këndojë, por më parë duhet të më paguash!… Ëmm, pjesa ime e preferuar e trupit është… Mua më pëlqejnë buzët e mia, sepse janë për të puthur! … Unë kam luajtur rolin e një fizikaneje, dadoje, kirurge dhe aktoreje. Të luash aktoren në një rol është më e vështira, pasi asnjëherë nuk e din se kush je. … Unë nuk jam aktore, unë thjeshtë luajë me filmat. … Po, unë mund të qaj në rol… …Të ndjesh lindjen e diellit është gjëja më e mirë… Ooo jo! Unë nuk po kërkoj për 1 milion gjëra, po kërkoj vetëm për atë gjënë e përsosur (duke sprucuar parfumin në qafë)… dashurinë!” (LajmeShqip.com)