Lajme Shqip Saturday, 22 October 2011 07:38

Mitrovicë – Njësitet e KFOR-it tentuan heqjen e barrikadave në Rudare e Jegenicë, po u tërhoqën shkaku i prezencës së madhe të serbëve në të dyja këto vende.

Forcat e KFOR-it kanë tentuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 02:00 h, ta largojë barrikadën në Rudare, por aty janë mbledhur shumë serbë dhe njësitet e KFOR-it janë tërhequr.

Po ashtu edhe në Jegenicë, KFOR ka tentuar në orën 04:00 të mëngjesit ta largojë barrikadën, por ka pasur shumë serbë prezentë dhe njësitet e KFOR-it janë tërhequr edhe nga aty. (LajmeShqip.com)