Britney Spears i është kthyer sërish imazhit të vajzës së keqe. Këngëtarja 29 vjeçarja ka përdorur të dashurin e saj Jason Trawick për të interpretuar skenat e seksit në videon e këngës “Criminal”, këngë nga albumi i saj i katërt, “Femme Fatale”.
Në klip ajo shfaqet duke u joshur nga një djalosh, që është dhe i dashuri i saj Trawick, me të cilin bashkërisht do të kryejnë edhe një vjedhje, skenë e realizuar në Londër. Ata shfaqen duke u shveshur për të performuar një skenë seksi, përpara se të shkëmbejnë përkëdhelira në trupat e tyre të zhveshur në dush.
Drejtori Chris Marrs Piliero, në fillim ka hezituar për t’ia dhënë rolin e të dashurit të rrezikshëm Jason Trawick 39 vjeçar, për arsye se ai nuk është një aktor profesionist.
“Unë doja të realizoja vërtetë një klip epik, dhe të njëjtën ndjesi më përcolli edhe Britney. Ajo donte diçka vërtetë diçka të veçantë,” shpjegoi ai për MTV News. “Por, në mendjen time unë mendoja se nuk duhej të përdornim të dashurin e saj, por ndonjë aktor të vërtetë.”
Por Trawick, gjatë provave la përshtypje shumë të mira dhe u përshtat mjaft mirë me paraqitjen e tij prej rokeri dhe aftësinë vepruese gjatë aktrimit.
Klipi i saj është bërë publik që përpara dy ditësh. Atë mund ta gjeni edhe në Youtube, por duke identifikuar moshën, pasi në të kundërt klipi i saj me këto ngjyra nuk hapet. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 October 2011 17:37