Bruksel – Institucionet me seli në Bruksel kanë mbështetur në tërësi veprimet e fundit të KFOR-it në Kosovë. Si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian thuhet se po e përcjellin me vëmëndje situatën në veri dhe kërkojnë nga të gjithë qytetarët që të raujnaë qetësinë dhe të bashkëpunnojnë, e jo të konformontohen me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Zyrtarët nga Aalenaca Veriatlantike kanë konfirmuar se Këshilli i NATO-s si dhe Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmusen, i kanë dhënë mbështetje të plotë Komandantit të KFOR-it për të implementuar mandatin që ka, përfshirë edhe sigurimin e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Kosovës.
Zyrtarët e NATO-s rikujtojnë se komandanti i KFOR-it tash e sa ditë ka bërë të gjitha përpjekjet që situata me barrikada të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe me dialog, ndërsa veprimet e sotme janë, siç u shpreh ky zyrtar, “vendim i duhur dhe në përputhje të plotë me mandatin që ka ky mision i udhëhequr nga NATO-ja”.
Bashkimi Evropian, gjithashtu konfirmon se veprimet në veri kanë mbështetjen e institucioneve, sepse me këtë po mbrojnë vlerat evropiane.
Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka thënë se veprimet për heqjen e barrikadave janë me qëllim të sigurimit të lirisë së lëvizjes, e cila është një ndër parimet e Bashkimit Evropian. Ajo ka konfirmuar se në këtë operacion KFOR-i e ka rolin udhëheqës, ndërsa EULEX-i mbështetë misionin ushtarak.
Një porosi e posaçme nga institucionet e Brukselit NATO dhe BE, iu është dërguar liderëve të të gjitha palëve nga të cilët kërkohet që të përmbahen nga deklaratat nxitëse dhe të kontribuojnë në qetësimin e situatës.
Diplomatë në të dyja insititucionet thonë se zhvillimet në veri të Kosovës kanë edhe prapavijë politike dhe se, po të kishte më shumë vullnet, sidomos nga ana e Beogradit, situata do të tejkalohej me më shumë lehtësi. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 October 2011 13:57