Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 21:03

Prishtinё – Ministri i Forcës së Sigurisë i Kosovёs, Agim Çeku do të realizojё tё premten një vizitë në Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, dhe në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy ministrive të të dyja vendeve.

Ministria kosovare bën të ditur se gjatë kësaj vizite ministri i FSK-së Çeku do të ketë takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.