Romë – Një stuhi e madhe sot e kaploi Romën, duke shkaktuar vërshime në të cilat një person e humbi jetën, një numër i madh i drunjve janë çrrënjosur, ndërsa shtëpitë dhe rrugët janë nën ujë.
Ekipet shpëtimtare kanë tentuar të arrijnë deri tek dhjetëra njerëz të cilët kishin mbetur të mbyllur në bodrumet e shtëpive të tyre, ndërsa zjarrfikësit lokal kumtuan se në një bodrum është gjetur një burrë i mbytur.
Mbi 5.000 njerëz kërkuan ndihmë gjatë stuhisë.
Disa shkolla në Romë e ndërprenë mësimin, sepse ishin vërshuar shkollat.
Disa orë pasi që u ndërprenë reshjet e rrëmbyeshme, disa automobila mbetën të bllokuar në rrëmujën nëpër rrugë në disa pjesë të qytetit.
Thursday, 20 October 2011 18:41