Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 16:14

Prishtinё – Misioni i EULEX-it ka lёshuar sot njё kumtesё pёr media rreth operacionit tё pёrbashkёt tё EULEX-it dhe KFOR-it për rivendosjen e lirisë së lëvizjes nё veri tё Kosovёs.

Sot në mëngjes, EULEX-i dhe KFOR-i filluan një operacion të përbashkët për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës. Barrikadat u larguan dhe u vendosën pika të kontrollit për automjete dhe postblloqe. Këto veprime janë ndërmarrë afër Pikëkalimit 31 dhe në zonën e Zubin Potokut, thuhet nё kumtesё.

Qëllimi i përgjithshëm është që të përmirësohet gjendja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. EULEX-i i ndaloi për një kohë të shkurtër disa persona afër Pikëkalimit 31, por ata u liruan më vonë. Janë shënuar disa incidente të vogla.

EULEX-i kërkon nga qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë sundimin e ligjit. Këtë e presin të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, pёrfundon kumtesa e EULEX-it.