Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 12:20

Prishtinë – Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimet e saj i ka vënë parametrat bazikë për sundimin e ligjit në vendin tonë dhe ndarjen e pushteteve, tha në 2-vjetorin e themelit të Gjykatës, kryetari i saj Enver Hasani.

Në dyvjetorein e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i saj Enver Hasani tha se vendimet e Gjykatës kanë ndikuar në sundimin e ligjit, barazinë për gjithë qytetarët dhe ndarjen e pushteteve.

Hasani tha se gjyqtarët e kësaj gjykate nuk kanë pasur asnjëherë ndikime politike, para se t’ië marrin vendimet:

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha se zbatimi i vendimeve të kësaj gjykate është shumë pozitiv dhe se deri më tani nuk është vërejtur asnjë problem në zbatimin e tyre.

Prej fillimit të punës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka trajtuar 342 kërkesa, prej të cilave 233 janë zgjidhur, kurse në pritje janë 109 kërkesa.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese diskutoi sot lidhur me përvojat e gjykatave në vendet e rajonit, gjatë një takimi me delegacionet nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë dhe ajo e Malit të Zi. (LajmeShqip.com)