“Nuk e kuptoj se përse duhet të ketë turp. Fotoja është zyrtare, ai personi është aty,” kështu është shprehur Ilir Meta për gazetën italiane La Repubblica.
Tanimë nuk ka dyshime se sekseri italian, Valter Lavitola ka qenë në takimin mes Metës dhe Fratinit.
Opozita italiane kërkon dorëheqjen e Fratinit, kurse zyrtari shqiptar ka deklaruar se nuk ka asnjë turp. “Dikush duhet ta ketë autorizuar që të qëndrojë me ne,” komenton më tej Ilir Meta.
“Nuk dua të hyj në polemikat tuaja. Është një çështje që i përket vendit tuaj dhe momentit të veçantë,” vijon më tej ish- kryediplomati shqiptar.
E megjithatë Meta këmbëngul se nuk mban mend gjë nga ish- drejtori i gazetës Avanti, sekseri Lavitola.
Thursday, 20 October 2011 11:27