Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 10:47

Bota e showbizit ka filluar të gumëzhijë nga thashethemet rreth romancës së juristes të ‘American Idol’, Jennifer Lopezit me aktorin Bradley Cooper.

Por këngëtarja dhe aktorja, sqaroi se nuk do të tregojë asgjë për jetën e saj personale deri sa diçka të marrë trajtë serioze. Arsyeja e kësaj fshehtësie të jetës së saj private, është mbrojtja e fëmijëve të saj ndaj çdo lajmi të ndjeshëm.

Në intervistën e televizionit “Connecticut”, dje ajo ka thënë:

“Si një nënë e dy fëmijëve, më bën mua që prioritet t’u jap atyre. Dhe pikërisht prej atyre unë nuk do të komentojë asnjëherë asgjë, deri sa të jem në një lidhje serioze. Do të ishte diçka turbulluese për ta dhe e padrejtë.”

Jennifer u përpoq të mbulonte fytyrën e saj përpara pak ditësh teksa gjendej në makinë me aktorin Cooper. Mendohet se ata kanë filluar të frekuentohen muajin e kaluar, kur u panë të darkonin në restorantin “Per Se” në New York. Jennifer dhe Bradley u përpoqën që ta shpjegonin të ashtuquajturin takim si ‘takim pune’. Por sjellja dyshuese e Jennyt para pak ditësh, ka bërë që thashethemexhinjtë e Hollivudit të marrin startin.

Jennifer, e cila dje dha një intervistë rreth linjës së saj të veshjeve në qendrën tregtare Kohl’s, shpjegoi se pushimi i mirë gjatë natës është tipari themelor për të patur një paraqitje sa më të mirë.

“Unë kujdesem shumë për orarin e gjumit,” ka thënë ajo. “Mendoj se është shumë i rëndësishëm. Duke patur dy fëmijë binjakë dhe duke qenë mjaft e angazhuar me punën, është shumë e rëndësishme që të kujdesem pak edhe për veten.” (LajmeShqip.com)