Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 09:07

Nju-Jork – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun i vlerësoi si të papranueshme sulmet e mbrëmëshme të kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të Turqisë gjatë të cilave jetën e kanë humbur 24 ushtarë turq.

“E papranueshme është që territori i Irakut të shfrytëzohet për organizim të sulmeve ndërkufitare mbi vendet fqinje. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Turqisë dhe i Irakut duhet të jenë respektohen”, deklaroi Ban.

Ai u bëri thirrje të dy palëve që të fillojnë “dialog konstruktiv për gjetje të zgjidhjes paqesore në këtë sfidë”.

Në serinë e sulmeve të djeshme të kryengritësve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) jetën e humbën 24 ushtarë turq, ndërsa 18 u lënduan. Si përgjigje armata turke hyri në territorin e Irakut në ndjekje të kryengritësve, ndërsa aviacioni ushtarak sulmoi baza kryengritëse në afërsi të qytetit irakian Zap dhe malit Kandil.