Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 08:39

Islamabad – Sekretarja  amerikane e Shtetit Hillary Clinton arrin sot për vizitë në Pakistan, deklaroi një përfaqësues i lartë i Ministrisë të Punëve të Jashtme në Islamabad.

Clinton do të kërkojë rrugëdalje nga kriza në marrëdhëniet bilaterale. Ajo do të jetë e shoqëruar nga zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes për Çështje Politike, Mishel Flurnoj dhe nga drejtori i CIA-s, David Petrews.

Ata do të realizojnë takime me presidentin Asif Ali Zardari, kryeministrin Jusuf Xhilani dhe shefin e Shtatmadhorisë së trupave tokësore, Ashfak Kajani.

Kriza në marrëdhëniet bilaterale ishte e shkaktuar nga kritikat e drejtuara nga ana e SHBA-së kundër Pakistanit, se i mbështetë talebanët në Afganistan, më konkretisht rrjetin Hakani.