Paris – Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni-Sarcozy, ka sjellë në jetë një vajzë, që është dhe fëmija i saj i parë me presidentin e Francës, Nicola Sarcozy.
Sipas “Le Figaro”, Carla Bruni-Sarcozy ka sjellë në jetë vajzën në ora 20:00 në klinikën De La Muette.
Dhjetëra persona ndodheshin jashtë klinikës ku ndodhet e shtruar Zonja e Parë e Francës të cilët e pritën lajmin me duartrokitje.
Carla Bruni-Sarcozy, gjatë muajve të shtatzanisë është parë pak në publik. Ajo i tha gazetës “Le Parisien” se asnjëherë nuk do t’i bëjë publike fotot e fëmijës së saj.
43 vjeçarja Bruni dhe presidenti francez, 56-vjeçari Nicolas Sarcozy u martuan në shkurt të vitit 2008. Sarkozi ka tre djem nga martesat e mëparshme, ndërsa Carla, një djalë.
Vajza e porsalindur është fëmija i parë i lindur nga një president francez gjatë mandatit, që nga koha e Napoleonit, dhe e kanë quajtur Dalia. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 08:31