Afërsisht gjashtë muaj pas lindjes së tyre, Moroccan dhe Monroe janë gati për daljen e tyre përballë publikut të madh.
Mariah Carey dhe Nick Cannon i prezantuan binjakët e tyre për herë të parë gjatë një vizite të bërë në apartamentin e tyre nga gazetarët e televizionit amerikan ABC. Fëmijët tashmë kanë edhe pseudonimet e tyre të natyrshëm: “Roc dhe Roe”.
Në një regjistrim të shkurtër ku gazetari Walter e ka pyetur Carey-n 41 vjeçare nëse i beson burrit të saj 31 vjeçar Cannon, ajo është përgjigjur me shaka “Po, i besoj ndonjëherë!”.
“Djali është i qetë si mua,” ka thënë Cannon. “Ndërsa vogëlushja është një div si mamaja e saj!”
Kjo intervistë pritet që të transmetohet në televizion amerikan ABC ditën e premte. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 14:48 