Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi dje jetën, në minierën e Bulqizës. Në mesazhin e tij, Kryeministri shprehet:
“Të dashur familjarë të të ndjerit Naim Shyti,
Vdekja tragjike e njëriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit.
Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, ju shpreh ju familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar.
Me respekt,
Sali Berisha”
Vizita e Berishës në spital…
Kryeministri Berisha vizitoi sot, minatorët e plagosur dje, në minierën e Bulqizës, që ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit të Spitalit Amerikan, në Tiranë.
Kryeministri Berisha, pasi u njoh nga shefi i reanimacionit për gjendjen dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i uroi shërim të shpejtë. Kryeministri siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështtejen e saj, për shërimin e shpejtë e tyre.
Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik , – u shpreh Kryeministri Berisha – dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar.
Wednesday, 19 October 2011 14:39